EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Transportit dhe Lidhjeve, Misajllovski dhe Nikollovski, në vizitë pune në Hungari

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Transportit dhe Lidhjeve, Misajllovski dhe Nikollovski, në vizitë pune në Hungari
Një delegacion qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, si dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Nikollovski dhe Vllado Misajllovski, sot ishin në një vizitë pune në Hungari.

Gjatë vizitës, ministrat Misajllovski dhe Nikollovski realizuan takime me këshilltarin kryesor për sigurinë kombëtare, Marcel Biro, si dhe me Mate Loga, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare për zhvillim ekonomik dhe shërbime financiare kombëtare.


Vizita e sotme e punës ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në marrëdhëniet ekonomike.

Në kuadër të kësaj vizite, si pjesë e delegacionit maqedonas, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, realizoi takim me homologun e tij hungarez, gjeneral Gabor Borondi, ndërsa sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska Ristova, u takua me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Tamash Varga.

Accessibility Menu