EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sekretarja shtetërore Çupovska-Ristova- Ndërtimi i shoqërisë së sigurt nuk është zgjedhje, por obligim

Sekretarja shtetërore Çupovska-Ristova- Ndërtimi i shoqërisë së sigurt nuk është zgjedhje, por obligim

Sot (3 dhjetor) sekretarja shtetërore e Ministrisë së Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska-Ristova mbajti fjalë rasti në mbledhjen e pestë të Platformës për Dialog dhe për Menaxhim me Rreziqe nga Katastrofat, nën patronazhin e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Në këtë mbledhje që u mbajt në ambientet e Qeverisë, fjalë rasti mbajtën edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni. Ambasadori austriak Martin Pamer dhe përfaqësuesi permanent i UNDP-së, Armen Grigorian.

Sekretarja shtetërore Çupovska Ristova tha se ndërtimi i një shoqërie të sigurt është një proces i vazhdueshëm, në të cilin nuk janë të përfshirë vetëm institucionet e sigurisë dhe se kjo nuk është vetëm si zgjidhje, por është edhe obligim.

„Gatishmëria e shtetit në tërësi, sa i përket sigurisë dhe rritjes së ndërveprimit të saj, efikastitetit dhe efektivitetit për t’u përgjigjur ndaj sfidave, ofron mundësi për parandalimin dhe reduktimin e pasojave që vijnë nga katastrofat. Çelësi për ndërtimin e një sistemi të këtillë gjithpërfshirës, qëndron tek institucionet e mirëorganizuara me obligime të definuara qartë, të cilat bashkarisht do të jenë garancë për prandalimin e suksesshëm dhe për reduktumin e pasojave nga katastrofat e ndryshme. “, tha ajo.

Çupovska Ristova u ndal edhe te roli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Armatës në gjendje krizash, si dhe te fakti se asnjë vend nuk mund që i vetëm të ballafaqohet me sfidat, me ç’rast iu falenderua ambasadorëve, si dhe të gjithë aleatëve të NATO-s, partnerëve të BE-së dhe vendeve fqinje të cilat vazhdimisht kontribuojnë në ndërtimin e kapaciteteve më të fuqishme dhe më rezistuese në vendin tonë.

Accessibility Menu