EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski në tubimin solemn me pjesëtarët e Armatës dhe të punësuarit në mbrojtje

Misajllovski në tubimin solemn me pjesëtarët e Armatës dhe të punësuarit në mbrojtje

Sot, në hapësirën para Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës, u mbajt tubim solemn i pjesëtarëve të Armatës dhe të punësuarve në mbrojtje, në të cilin fjalim mbajtën ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Sashko Lafçiski.

Në prag të ditëlindjes së Armatës së Maqedonisë, ministri Misajllovski shprehu mirënjohje për të gjithë të punësuarit dhe theksoi: “Puna juaj, përkushtimi dhe profesionalizmi që tregoni çdo ditë na mundësojnë të jemi një nga institucionet më të organizuara në shtet. Për të gjithë ne, për Maqedoninë, suksesi do të jetë i garantuar vetëm nëse vazhdojmë të punojmë me përkushtim, të vazhdojmë të funksionojmë si një familje e madhe që e bashkon një qëllim i përbashkët: Maqedonia të vazhdojë të zhvillohet dhe të ndërtojmë një shtet më të mirë për gjeneratat e ardhshme“.

Misajllovski u porositi të punësuarve se do të vazhdojnë të vlerësohen, sepse ata janë shtylla e mbrojtjes. “Çdo sfidë e kemi trajtuar nga i njëjti qëndrim dhe nga e njëjta perspektivë – e kemi mbështetur njëri-tjetrin në çdo moment dhe për të mirën e çdo ushtari, nënoficeri, oficeri dhe të punësuari në mbrojtje. Marrim vendime që do të na bëjnë më të fortë dhe pikërisht për këtë dua të theksoj se po punojmë edhe për paga më të larta dhe kushte më të mira pune”, tha Misajllovski.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Lafçiski, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se 18 Gushti është “dita kur e festojmë profesionin ushtarak, profesion që bazohet në nder, disiplinë, përgjegjësi, besnikëri, profesionalizëm dhe patriotizëm. Këto janë vlerat me të cilat identifikohemi çdo ditë – vlera që janë pjesë e kodit të çdo pjesëtari të Armatës. Gjenerali Lafçiski theksoi se viti i kaluar ishte vit i rezultateve të rëndësishme dhe konfirmim se Armata vazhdon t’i zhvillojë kapacitetet e saj dhe t’i përmbushë standardet më të larta kombëtare dhe të NATO-s, duke theksuar: “Pas secilit prej këtyre rezultateve qëndrojnë shumë punë, bashkëpunim, koordinim, planifikim, realizim dhe ekzekutim“.

Në kuadër të ceremonisë, një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, i kryesuar nga ministri Misajllovski, së bashku me familjet e mbrojtësve të rënë, vendosën lule të freskëta para memorialit të mbrojtësve të rënë, para ndërtesës së Ministrisë, duke nderuar guximin dhe sakrificën e tyre. Më herët, në varrezat e qytetit në Butel, një delegacion qeveritar i kryesuar nga ministri vendosi kurora me lule të freskëta në Varrezat Partizane dhe në vendet e prehjes së përjetshme të presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe gjeneralit Mihailo Apostollski.

Në tubimin solemn të të punësuarve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm morën pjesë edhe zëvendësministri, Admir Shabani, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Azim Nuredin, sekretarja shtetërore Elizabeta Çupovska Ristova, drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Orce Jordevi, të punësuar në Ministri dhe në Shtabin e Përgjithshëm, si dhe mysafirë të tjerë.

Ceremonia qendrore me rastin e Ditës së Armatës do të mbahet nesër, më 18 Gusht, në Qendrën për Trajnim në Ujë – Burimet e Biljanës në Ohër.

Accessibility Menu