EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vendosen kurora me lule të freskëta me rastin e 25-vjetorit të rënies së dhjetë pjesëtarëve të Armatës në lokalitetin Karpallëk

Vendosen kurora me lule të freskëta me rastin e 25-vjetorit të rënies së dhjetë pjesëtarëve të Armatës në lokalitetin Karpallëk

Në përkujtim të dhjetë mbrojtësve nga Prilepi, të përbërjes rezervë të Armatës maqedonase, Sasho Kitanoski, Nane Naumoski, Branko Sekuloski, Marko Despotoski, Erdovan Shabanoski, Ljube Grujoski, Darko Veljanoski, Vebi Rushitoski, Goran Minoski dhe Pece Sekuloski, sot (8 gusht) në pllakën përkujtimore në lokalitetin "Karpallëk", kurorë me lule të freskëta vendosi një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës, i udhëhequr nga sekretarja shtetërore Elizabeta Çupovska Ristova dhe Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Orce Jordev.

Në këtë ditë, në vitin 2001, në lokalitetin "Karpallëk", mbrojtësit maqedonas dhanë jetën e tyre duke kryer detyrën e tyre, për ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të atdheut.

Në përkujtim të mbrojtësve, në përmendoren përkujtimore, lule të freskëta vendosën gjithashtu delegacione nga Qeveria, nga kabineti i Presidentes dhe komandantes supreme të Armatës, përfaqësues të familjeve të pjesëtarëve të rënë të Armatës, nga shoqatat e qytetarëve dhe nga partitë politike.

Sot, kurora me lule të freskëta do të vendosen edhe para përmendores së heronjve maqedonas në qendër të Prilepit.

Accessibility Menu