EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Armata maqedonase zhvillohet me ritëm të përshpejtuar, ndërsa shteti investon në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse – mesazh i ministrit Misajllovski në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel

Armata maqedonase zhvillohet me ritëm të përshpejtuar, ndërsa shteti investon në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse – mesazh i ministrit Misajllovski në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel

„Jemi fuqishëm të përkushtuar ndaj zhvillimit të kapaciteteve tona kombëtare të mbrojtjes, të cilat janë pjesë përbërëse e mbrojtjes kolektive të Aleancës. Kjo dëshmohet përmes investimeve në mbrojtje, por edhe përmes procesit të modernizimit dhe pajisjes së Armatës, i cili po jep rezultate të dukshme çdo ditë”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut, të mbajtur sot në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ministri Misajllovski nënvizoi se shteti ka ndarë mjete rekord për mbrojtjen, të cilat investohen në mënyrë efikase dhe efektive në procesin e pajisjes dhe modernizimit, me qëllim përmbushjen e Objektivave të Kapaciteteve të NATO-s sipas dinamikës së planifikuar.

„Vendi ynë po bën hapa të mëdhenj në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse”, deklaroi Misajllovski, duke theksuar se vetëm gjatë vitit të kaluar në vend ka mbërritur pajisje e rëndësishme ushtarake, e cila, paralelisht me zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ka mundësuar që Grupi i Lehtë i Batalionit të Këmbësorisë të Armatës të vlerësohet si “i gatshëm për luftim dhe për realizimin e misionit të tij”, në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s.

Në margjinat e mbledhjes, ministri Misajllovski zhvilloi takime me disa homologë të tij, ndërsa pati edhe një takim me ministrin grek të Mbrojtjes Kombëtare, Nikolaos Dendias, ku u diskutua për përcaktimin e përbashkët strategjik për një rajon paqësor dhe të qëndrueshëm, si dhe për forcimin e mbrojtjes kolektive.

Në takim u theksua komunikimi i hapur, i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, i cili kontribuon në rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, gjë që dëshmohet edhe nga përkushtimi i ndërsjellë dhe zbatimi i suksesshëm i planit vjetor të bashkëpunimit në mbrojtje.

Misajllovski shtoi se investimet aktuale në mbrojtje dhe siguri, si dhe investimet e mëdha në rrjetin transportues të Korridoreve 8 dhe 10, do të mundësojnë një mbrojtje më të fortë dhe siguri më të madhe për qytetarët e të dy vendeve.

Accessibility Menu