Në prag të Samitit të ardhshëm të liderëve të NATO-s të planifikuar për 24 dhe 25 qershor, ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski sot dhe nesër qëndron në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
Takimi ministror i nesërm është një vazhdimësi e përgatitjeve për Samitin e NATO-s dhe në të parashikohet të diskutohen për Objektivat e reja të Kapaciteteve në drejtim të forcimit të parandalimit dhe mbrojtjes, rritjes së investimeve të dedikuara për mbrojtje, mbështetjes për Ukrainën dhe parandalimit bërthamor.
Pasdite, ministri Misajllovski do të marrë pjesë në takimin e 28-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili organizohet nga sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Xhon Hejli, dhe ministri i mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius.