EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski në takimin e Bashkëpunimit Qendror Evropian për Mbrojtjen: Kontributi i Maqedonisë së Veriut në sigurinë kolektive dhe sigurinë e rajonit, si dhe investimet në mbrojtje, janë realitet

Misajllovski në takimin e Bashkëpunimit Qendror Evropian për Mbrojtjen: Kontributi i Maqedonisë së Veriut në sigurinë kolektive dhe sigurinë e rajonit, si dhe investimet në mbrojtje, janë realitet

„Armata maqedonase jo vetëm që është garantuese e paqes dhe sigurisë së vendit, por edhe në mënyrë aktive kontribuon në forcimin e sigurisë rajonale dhe kolektive, ndërsa mbrojtja investon fuqishëm në zhvillimin e kapaciteteve të Armatës“, tha ministri Vllado Misajllovski në takimin e sotëm ministror në Brdo, Slloveni, në formatin e ministrave të mbrojtjes të Bashkëpunimit Qendrore Evropian për Mbrojtjen dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministri Misajllovski u ndal edhe te investimet e përgjithshme në mbrojtje dhe aktivitetet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

„Me investimin prej 2 për qind në buxhetin e mbrojtjes dhe investimet e fuqishme në mobilitetin ushtarak përmes ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10, vendi jo vetëm që i përmbush plotësisht detyrimet e tij ndaj Aleancës së përbashkët, por edhe në terren e forcon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit më të gjerë“, tha Misajllovski dhe shtoi se „mobilitetin ushtarak e konsiderojmë një nga faktorët kyç që mundësojnë sigurinë evropiane dhe euroatlantike“.

Në kontekstin e mbështetjes evropiane, ministri Misajllovski përmendi paketën e katërt evropiane, e cila për herë të parë përfshin aktivitete për zhvillimin e infrastrukturës së poligonit ushtarak „Krivollak“, i cili është një resurs jashtëzakonisht i rëndësishëm për trajnimin dhe ushtrimin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, aleatëve dhe partnerëve.

Në fjalimin e tij, Misajllovski iu referua nevojës për forcimin e vazhdueshëm të sigurisë rajonale, duke theksuar: „Ballkani i qëndrueshëm do të thotë Evropë e qëndrueshme“, duke i vënë në pah misionet e NATO-s, KFOR-in në Kosovë dhe misionin e BE-së ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë, në kuadër të të cilave kontribuojnë edhe ushtarët maqedonas. Ai shtoi se gjatë viteve rajoni është transformuar nga importues në eksportues të paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

„Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në iniciativat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian do ta forcojë më tej stabilitetin rajonal dhe sigurinë e përgjithshme të Evropës“, tha Misajllovski në kontekstin e bashkëpunimit në mbrojtje në Evropën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se vendi „mbështet përfshirjen më të madhe të partnerëve ballkanikë në iniciativat dhe instrumentet përkatëse të mbrojtjes të Bashkimit Evropian.“

Ministri Misajllovski sot mori pjesë edhe në takimin në formatin e vendeve pjesëmarrëse në Forcat Mjekësore të Përkushtuara të Ballkanit (Balkan Medical Task Force – BMTF), ku foli për suksesin e kësaj iniciative, por edhe për nevojën e marrjes së vendimeve që do të rrisin dukshmërinë e këtyre forcave rajonale.

„Vendet anëtare të Forcave Mjekësore të Përkushtuara të Ballkanit hyjnë në një periudhë në të cilën nevojiten hapa konkretë për marrjen e përgjegjësive më të mëdha. Zhvillimet e sigurisë ndikojnë në prioritetet e partnerëve të BMTF-së, ndërsa fokusi gjithnjë e më shumë po drejtohet drejt rajoneve të tjera. Pikërisht për këtë arsye, tani është e nevojshme që së bashku të tregojmë dhe të shprehim qartë vullnet, përkushtim dhe vizion të fortë për zhvillimin e mëtejshëm të BMTF-së“, tha Misajllovski.

Ai konfirmoi se vendi ynë e mbështet idenë për shqyrtimin e mundësive që BMTF-ja të japë kontribut edhe jashtë rajonit të Ballkanit, për çka do të nevojiten qasje pozitive, vullnet i përbashkët dhe përkushtim nga të gjitha vendet anëtare.

Accessibility Menu