EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski në shënimin e 30-vjetorit të Akademisë Ushtarake: Ju jeni një institucion i rëndësishëm arsimor në shtet dhe rajon, shtyllë mbi të cilën ndërtohen oficerët dhe nënoficerët e ardhshëm

Misajllovski në shënimin e 30-vjetorit të Akademisë Ushtarake: Ju jeni një institucion i rëndësishëm arsimor në shtet dhe rajon, shtyllë mbi të cilën ndërtohen oficerët dhe nënoficerët e ardhshëm

Arsimi është një vlerë themelore në ndërtimin e një shoqërie, ndërsa arsimi ushtarak është shtylla mbi të cilën ndërtohen kuadrot e oficerëve dhe nënoficerëve, tha ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski gjatë shënimit të sotëm të 30-vjetorit të themelimit të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” në kazermën “Goce Delçev” në Shkup. Në ceremoni mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.

Misajllovski porositi se Akademia “gjatë 30 viteve të fundit u shndërrua në një institucion të rëndësishëm arsimor në shtet dhe rajon”, duke ia atribuuar suksesin përkushtimit të stafit arsimor, i cili kontribuon në ndërtimin e kadetëve të rinj në profesionistë të gatshëm dhe të motivuar për të marrë rolin udhëheqës.

„ Akademia, përmes programeve të saj mësimore, në të cilat studiohen edhe aftësitë udhëheqëse të personaliteteve si gjenerali Apostolski dhe figura të tjera të rëndësishme nga historia maqedonase, vendos themelet e forta për edukimin e kuadrove të gatshëm të ndjekin betimin e heronjve tanë kombëtarë,” tha ministri.

Ai u ndal edhe te karakteri rajonal i Akademisë, duke thënë se “përmes edukimit të kadetëve nga fqinjësia forcohet bashkëpunimi, shkëmbehen përvoja mes vendeve të rajonit dhe promovohet dialogu që krijon një rrjet oficerësh të ardhshëm të gatshëm për bashkëpunim dhe interoperabilitet.”

Ministri i uroi suksese dekani të ri të Akademisë, kolonelit Nenad Taneski, për marrjen e këtij funksioni të rëndësishëm dhe falënderoi dekanin e deritanishëm, kolonel Mitko Bogdanovski, për kontributin dhe zhvillimin e këtij institucioni arsimor.

Kolonel Taneski, nga ana e tij, theksoi se “në këto 30 vjet, Akademia u ndërtua si institucioni i vetëm ushtarak arsimor i lartë në shtet, i cili hodhi themelet për cilësi, traditë dhe zhvillim të vazhdueshëm”, duke treguar se “nga gjeneratat e para deri sot, 1,234 kadetë, nga të cilët 74 të huaj nga NATO dhe partnerët tanë, përmes trajnimit dhe edukimit të tyre u bënë oficerë, udhëheqës dhe profesionistë të lartë.“

Në kuadër të ceremonisë u promovua edhe monografia “30 vjet Akademi Ushtarake”, një vepër kapitale që shënon historinë dhe arritjet, si dhe kontributin e Akademisë në shtet dhe shoqëri.

Aktualisht janë në rrjedhë aktivitetet për ndërtimin e një salle të re sportive për nevojat e Akademisë Ushtarake, objekti i pari që ndërtohet pas 30 vjetësh dhe që do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për trajnim dhe zhvillimin e oficerëve tanë të ardhshëm.

Accessibility Menu