Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski uron qytetarët maqedonas me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë.
Në urimin e tij, ministri fton “me krenari (të) kthehemi te akti historik para 34 vjetësh me të cilin shteti ynë hapi rrugën drejt pavarësisë dhe sovranitetit. Dita e Pavarësisë është simbol i vendosmërisë sonë për të ndërtuar vetë të ardhmen tonë, por edhe detyrë për të ruajtur dhe zhvilluar atdheun për brezat e ardhshëm.”
Teksti i plotë i urimit të ministrit Misajllovski për qytetarët vijon:
“Sot, më 8 Shtator, me krenari kthehemi te akti historik para 34 vjetësh me të cilin shteti ynë hapi rrugën drejt pavarësisë dhe sovranitetit. Dita e Pavarësisë është simbol i vendosmërisë sonë për të ndërtuar vetë të ardhmen tonë, por edhe detyrë për të ruajtur dhe zhvilluar atdheun për brezat e ardhshëm.
Në këtë mision, Armata maqedonase është një nga shtyllat më të forta të shoqërisë sonë. Ushtarët tanë, me përkushtimin dhe sakrificat e tyre, jo vetëm që garantojnë sigurinë dhe integritetin territorial të shtetit, por edhe përbëjnë shembullin më të mirë të disiplinës, nderit dhe dashurisë për atdheun.
Sot Armata është një forcë moderne dhe profesionale, pjesë me të drejta të plota e forcave aleate në NATO. Ajo është dëshmi se pavarësia nuk është thjesht një fjalë nga historia, por një përgjegjësi dhe detyrë e përditshme që e mbajmë para vetes dhe botës.
Pavarësia jonë është një vlerë për të cilën jetohet dhe punohet çdo ditë. Me respekt ndaj të shkuarës, me besim në të ardhmen dhe me dashuri për Maqedoninë, së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë shtetin që të gjithë e meritojmë.
Gëzuar 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë!”