Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, sot në ministri u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë rumune, gjeneralin Gjeorgiça Vllad, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Armatën maqedonase. Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në rajon, si dhe për mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit mbrojtës maqedono-rumun.
“Bashkëpunimi maqedonaso-rumun në fushën e mbrojtjes është jashtëzakonisht intensiv. Bashkëpunojmë në fusha kyçe, si trajnimet, kurset dhe ndoshta më e rëndësishmja – stërvitjet ushtarake të përbashkëta që forcojnë interoperabilitetin midis dy ushtrive aleate,” tha ministri, duke përmendur stërvitjen e përbashkët “Valiant Strike 25” që u realizua në fillim të këtij viti në Rumani. Në këtë kontekst, Misajllovski theksoi se ka mundësi për të avancuar këtë bashkëpunim, veçanërisht në fushën e trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, duke shfrytëzuar gjithashtu kapacitetet maqedonase për trajnim, si poligoni ushtarak “Krivollak”.
Ministri Misajlovski gjatë takimit theksoi se ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit dhe forcimi i krahut lindor të Aleancës janë jashtëzakonisht të rëndësishme, dhe pikërisht për këtë arsye kontributi i Armatës maqedonase si pjesë e forcave multikombëtare të Aleancës në Rumani, si dhe në misionet e tjera në rajon, do të vazhdojë, sepse siguria e qytetarëve është në vend të parë.
Në kuadër të vizitës, gjenerali Vllad u takua edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, ku u konfirmua bashkëpunimi midis dy ushtrive, i cili gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti vlerësohet si jashtëzakonisht i mirë dhe në nivel të lartë. U theksua veçanërisht bashkëpunimi i suksesshëm në fushën e trajnimeve dhe stërvitjeve të realizuara në kuadër të iniciativës B-9, si dhe në kuadër të aktiviteteve bilaterale dhe rajonale.
Mes aktiviteteve kryesore të përbashkëta në vitin 2025 u përmend stërvitja ushtarake VALIANT STRIKE 25, e realizuar në Rumani. Për më tepër, dy ushtritë kanë një bashkëpunim të suksesshëm në fushën e trajnimeve, shkëmbimit të personelit dhe pjesëmarrjes në misionet e përbashkëta të NATO-s, duke përfshirë edhe forcat multikombëtare të NATO-s në Rumani, të cilat forcojnë sigurinë e krahut lindor të Aleancës.
Bashkëpunimi midis dy vendeve zhvillohet gjithashtu në korniza rajonala dhe multilaterale, si SEDM, SEEBRIG, forumi B-9, RACVIAC dhe Forcat Mjekësore Ballkanike të synuara.