EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski në shënimin e Ditës së Akademisë Ushtarake: Po krijojmë kuadër oficerësh të nivelit të lartë, të aftë për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë

Misajllovski në shënimin e Ditës së Akademisë Ushtarake: Po krijojmë kuadër oficerësh të nivelit të lartë, të aftë për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë

" Kjo është një ditë kur u bëjmë nderim gjeneratave të kadetëve që u arsimuan në këtë institucion, oficerëve dhe profesorëve të cilët me punën, dijen dhe përkushtimin e tyre e ndërtuan dhe e afirmuan Akademinë Ushtarake si një nga shtyllat më të rëndësishme të sistemit mbrojtës të Maqedonisë”, tha ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot (12 qershor), në ceremoninë me rastin e Ditës së Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski”, e mbajtur në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup.

Misajllovski theksoi se gjatë dy viteve të fundit Akademia ka realizuar projekte të rëndësishme që përfaqësojnë investim për gjeneratat e ardhshme të oficerëve dhe se investimet në arsimin modern do të vazhdojnë edhe në të ardhmen përmes rinovimit të objekteve, ndërtimit të Muzeut Ushtarak dhe krijimit të një laboratori për teknologji të avancuara informatike.

"Është më se e qartë se siguria sot nuk mbrohet vetëm në terren. Ajo mbrohet edhe në hapësirën kibernetike, në sferën e informacionit, përmes kërkimeve shkencore, inovacioneve teknologjike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Prandaj, akreditimi i programit të ri studimor për siguri kibernetike dhe forenzikë digjitale, si dhe riakreditimi i programeve ekzistuese për Akademinë Komanduese-Shtabore, Siguri dhe Mbrojtje, Siguri Kibernetike dhe Menaxhim të Krizave, ndodhen në fazën përfundimtare”, theksoi ministri. Ai shtoi se Akademia Ushtarake është e njohur edhe përtej kufijve të vendit dhe se njohuritë që krijohen në këtë institucion respektohen në kuadër të NATO-s dhe komunitetit akademik ndërkombëtar.

Dekani i Akademisë Ushtarake, koloneli Nenad Taneski, theksoi se Akademia është një institucion unik i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, i cili zë një vend të veçantë në sistemin kombëtar të arsimit dhe mbrojtjes. Ai nënvizoi se Akademia punon në mënyrë aktive për avancimin e arsimit ushtarak dhe zbatimin e disa projekteve të rëndësishme zhvillimore, për të cilat gëzon mbështetjen e fuqishme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të ministrit Misajllovski.

" Akademia Ushtarake ka një mision të shenjtë – të krijojë kuadër që do të mbrojë sigurinë, sovranitetin dhe reputacionin e Maqedonisë, por edhe me dinjitet gjuhën, identitetin dhe të vërtetën historike të saj. Detyrimi ynë është të ndërtojmë institucione të forta, breza të arsimuar dhe të ndershëm, si dhe një shtet që do të respektohet. Dhe kjo fillon pikërisht këtu – me dijen, disiplinën dhe patriotizmin që kultivohen tek çdo kadet dhe student i Akademisë Ushtarake”, tha koloneli Taneski.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, si dhe përfaqësues të korit ushtarak dhe diplomatik, të Armatës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Accessibility Menu