EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski në Ditën për Mysafirë të Lartë të stërvitjes “Reagim i Shpejtë 25”: kjo stërvitje është një demonstrim i qartë i përkushtimit të Armatës maqedonase ndaj sigurisë kombëtare dhe kolektive

Misajllovski në Ditën për Mysafirë të Lartë të stërvitjes “Reagim i Shpejtë 25”: kjo stërvitje është një demonstrim i qartë i përkushtimit të Armatës maqedonase ndaj sigurisë kombëtare dhe kolektive

Sot (2 qershor) në poligonin më të madh ushtarak “Krivollak” u mbajt Dita për të Mysafirë të Lartë të stërvitjes ” Reagim i Shpejtë 25″, e cila është stërvitja më e madhe që zhvillohet në vendin tonë këtë vit. Ministri Vllado Misajllovski, para të pranishmëve, mes të cilëve edhe presidentja Gordana Siljanovska – Davkova dhe kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi se stërvitja përfaqëson “një demonstrim të qartë të përkushtimit të Armatës maqedonase ndaj sigurisë kombëtare dhe rajonale, si dhe stabilitetit të Aleancës” dhe se në këtë mënyrë ne avancojmë aftësitë për parandalim dhe mbrojtje të NATO-s.

 

„Rreth 2,200 ushtarë nga shtatë vende aleate dhe dy vende partnere, si dhe një numër i madh i pajisjeve moderne, duke përfshirë automjete inxhinierike dhe të blinduara, tanke, helikopterë luftarakë, helikopterë transportues dhe mjekësorë transportues, janë pjesë e kësaj stërvitje,” tha Misajllovski, duke shtuar se me pjesëmarrjen e ushtarëve nga ushtritë e vendeve fqinje, ne japim një mesazh të qartë se “të gjithë së bashku investojmë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe njëkohësisht forcojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë.“

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë dhe pozicionin strategjik të poligonit tonë të trajnimit “Krivollak”, i cili është “një kapacitet unik për stërvitje me mundësi për realizimin e stërvitjeve në shkallë të gjerë“.

Stërvitja ” Reagim i Shpejtë 25″, e cila zhvillohet në periudhën nga 26 maj deri më 9 qershor, përfshin mbi 2,200 ushtarë – pjesëtarë të Armatës maqedonase dhe të forcave të armatosura të gjashtë vendeve aleate – SHBA, Shqipëri, Greqi, Itali, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar dhe dy vendeve partnere – Austri dhe Kosovë. Në kuadër të aktiviteteve përdoret pajisje moderne ushtarake, duke përfshirë automjete inxhinierike dhe të blinduara, tanke, helikopterë luftarakë, transportues dhe mjekësorë transportues.

Accessibility Menu