Ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe ministri i mbrojtjes kombëtare të Republikës së Turqisë, Jashar Gyler, sot gjatë takimit që u realizua në Stamboll, në emër të dy qeverive të dy vendeve përkatëse, nënshkruan një marrëveshje kornizë për bashkëpunim ushtarak në bazë të shprehjes së nevojës për avancimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të vazhdueshme miqësore.
Qëllimi i kësaj marrveshjeje është të zhvillojë bashkëpunimin në mes dy vendeve në fushën e bashkëpunimit ushtarak, arsimit dhe trajnimit ushtarak, pjesëmarrjen e ndërsjellë në stërvitje, operacioneve paqësore dhe operacioneve humanitare, industrinë e mbrojtjes, intelegjencën ushtarake, bashkëpunimin logjistik, mjeksinë ushtarake dhe shërbimet mjeksore, sistemet e informimit dhe komunikimit, mbrojtjen kibernetike si dhe shkëmbimin e personelit për zhvillim profesional.
Në këtë takim ministri Misajllovski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Turqisë aleate, e cila është partner i ynë shumë i rëndësishëm dhe mik që nga pavarësimi ynë dhe njëherit aktore e rëndësishme dhe kontribuese në procesin e modernizimit të Armatës dhe pajisshmërisë së saj me pajisje të reja, më bashkëkohore, kompatibile me standardet e vendeve anëtare të NATO-s.
Në kuadër të aktiviteteve të sotme, ministri Misajllovski zhvilloi takim edhe me Haluk Gorgyn, sekretar i industrisë së mbrojtjes, takim në të cilin u bisedua për intenzifikimin e bashkëpunimit në pjesën e modernizimit të Armatës sonë, si dhe për mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh ushtarak në mes të dy vendeve mike.
Gjatë vizitës dy ditore në Republikën e Turqisë, ministri Misajllovski, gjenerali Lafçiski dhe anëtarët tjerë të delegacionit maqedonas, vizituan edhe panairin e 4. ndërkombëtarë të mbrojtjes – SAHA EXPO 2024, ku ishin pjesë e hapjes solemne të këtij panairi, zhvilluan disa takime me përfaqësues të kompanive të industrisë për qëllime specifike, si dhe përfaqësues tjerë të kompanive tjera nga të gjitha segmentet e kapaciteteve tokësore që do të mund të ishin të një interesi akuizimesh për mbrojtjen maqedonase .