Në ditën e dytë të takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes të Këshillit të Atlantikut të Veriut të mbajtur në selinë e Aleancës në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, u diskutua për arritjet, zhvillimin e aftësive, logjistikës, operacioneve, aftësive në lidhje me konceptin e rezistimit dhe mbrojtjes të NATO-s brenda zonës euroatlantike.
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski theksoi se pragu që buxheti i mbrojtjes të jetë së paku 2% nga BPV-ja është prioritet. Qeveria e Maqedonisë është e vendosur në investime për zhvillimin dhe modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe për këtë arsye tashmë është propozuar buxheti për vitin 2025, i cili do të sigurojë financim stabil të projekteve.
„Ne jemi të përkushtuar për të përmbushur detyrimet tona kombëtare dhe të anëtarësimit në NATO. Vetëm me financim stabil do të mund të zhvillojmë aftësitë mbrojtëse”, përfundoi ministri Misajllovski.
Në margjinat e takimit, sot së bashku me kolegët e tij nga Rumania, Italia, Shqipëria dhe Bullgaria, ministri Misajllovski nënshkroi Aneksin e Letrës së Qëllimit për harmonizimin e Korridorit 8, pas synimit të shprehur të aleatit Rumani për t’iu bashkuar kësaj Iniciative, e cila është me rëndësi të veçantë për lehtësimin e lëvizshmërisë ushtarake për të rezistuar dhe mbrojtur krahun lindor të Aleancës.