EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Misajllovski së bashku me pjesëtarët e Armatës maqedonase në operacionin EUFOR-ALTHEA

Ministri Misajllovski së bashku me pjesëtarët e Armatës maqedonase në operacionin EUFOR-ALTHEA

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (27 nëntor 2025) në Sarajevë vizitoi pjesëtarët e kontingjentit maqedonas në operacionin e Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë, EUFOR Althea, ku u informua për angazhimin dhe kontributin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Në takimin me komandantin e EUFOR-it, gjeneralmajor Florin-Marian Barbu, ministri theksoi rëndësinë e këtij operacioni për sigurinë e rajonit, duke theksuar se vendi ynë pothuajse dy dekada kontribuon vazhdimisht në përpjekjet e Bashkimit Evropian për ruajtjen e një Bosnje dhe Hercegovine të sigurt dhe stabile.

Në Sarajevë, ministri u takua edhe me pjesëtarët e kontingjentit maqedonas të integruar në kuadër të njësisë nga Turqia, si dhe me përfaqësuesin maqedonas në komandën e EUFOR-it. Gjatë takimit, Misajllovski i përgëzoi për “nivelin e lartë të profesionalizmit, angazhimit dhe gatishmërisë”, duke theksuar se puna e tyre është shembulli më i mirë i partneritetit dhe besimit mes vendeve kontribuuese në këtë operacion.

„Jam krenar për çdo pjesëtar tonin që merr pjesë në operacionin Althea. Kontributi juaj nuk është vetëm në funksion të paqes dhe stabilitetit në BeH – ai është një mesazh i fuqishëm për përkushtimin tonë si shtet, për angazhimin tonë ndaj politikave të sigurisë evropiane dhe për rolin tonë si partner i besueshëm në misionet ndërkombëtare”, tha Misajllovski.

Vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në forcimin e sigurisë në rajon – përmes pjesëmarrjes në operacionin e BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në misionin e NATO-s në Kosovë, përfundoi ministri, duke shtuar se në këtë mënyrë ruajmë stabilitetin afatgjatë në rajon dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë.

Pjesëtarët e Armatës maqedonase marrin pjesë në operacionin EUFOR-Althea që nga viti 2006. Aktualisht në kuadër të operacionit marrin pjesë 33 pjesëtarë të ushtrisë.

Në bazën “Butmir” në Sarajevë, Misajllovski vendosi lule të freskëta në memorialin kushtuar pjesëtarëve të Armatës maqedonase që humbën jetën në aksidentin e helikopterit në Bllace të Katllanovës, të cilët ishin pjesë e këtij misioni.

Accessibility Menu