EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Misajllovski në vizitë në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip – investimet kapitale në Armatë vazhdojnë me ritëm të shtuar

Ministri Misajllovski në vizitë në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip – investimet kapitale në Armatë vazhdojnë me ritëm të shtuar

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, së bashku me komandantin e Brigadës së 1-rë të Këmbësorisë, gjeneral brigade Dejan Çiplakovski, sot vizituan kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, ku kryen inspektim të objektit të rinovuar, i cili është pjesë e projekteve infrastrukturore që po realizohen në kazermat në të gjithë vendin.

Ministri Misajllovski theksoi se investimet për përmirësimin e infrastrukturës në Armatë po vazhdojnë me ritëm të shtuar. “Javët e fundit vazhdimisht po prezantojmë projekte të reja. Nëpër të gjitha kazermat ka dinamizëm... Mund të shihni një objekt të rikonstruktuar në mënyrë të shkëlqyer. Bëhet fjalë për rinovim të plotë dhe rikonstruksion të plotë të objektit nr. 35 në kazermën në Shtip. Investimi është në vlerë prej 33,7 milionë denarësh”, deklaroi ministri. 

Ai theksoi se në kuadër të rikonstruksionit të objektit në kazermë janë përfshirë: fasada e re me efikasitet energjetik, instalimet e reja elektrike, rikonstruksioni i nyjeve sanitare, si dhe të gjitha punimet e tjera ndërtimore. Ai shtoi: “Në këtë moment do të investojmë më shumë se 100 milionë denarë vetëm në kazermën në Shtip... tashmë është nënshkruar edhe kontrata për ndërrimin e çatisë së restorantit ushtarak. Gjithashtu po punojmë në ndërtimin dhe përshtatjen e hangarëve të rinj”, theksoi Misajllovski.

Misajllovski potencoi se falë bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, vazhdohet me investimet në infrastrukturë, të cilat do të kontribuojnë në krijimin e kushteve dukshëm më të mira për punë, qëndrim dhe realizimin e detyrave nga ana e pjesëtarëve të Armatës. Ai shtoi se gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm, përmes projekteve infrastrukturore për Armatën do të investohen më shumë se 12 milionë euro.

 

Accessibility Menu