Ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me një pjesë të ministrave të Qeverisë dhe drejtorëve të institucioneve të sigurisë, sot (29 janar), morën pjesë në stërvitjen përmbyllëse të organizuar në kuadër të „Projektit të Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor“ që u mbajt në Akademinë Ushtarake në Shkup. Në këtë ngjarje morri pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Metju Lloson, si spozor i këtij projekti.
Projekti për sigurinë kibernetike ka për qëllim t’i fuqizojë kapacitetet rajonale të sigurisë kibernetike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është i organizuar në tri module edhe atë në evaluimin e kapaciteteve të institucioneve qeveritare për siguri kibernetike, zhvillimin e standardeve minimale në këtë fushë dhe trajnimin e trajnuesve për organizimin e stërvitjes përmbyllëse të bazuar në skenarin e sulmit kibernetik në të cilin morrën pjesë edhe përfaqësuesit e lartë qeveritar.
Kryeministri Mickoski pas përfundimit të stërvitjes simulative, theksoi se kërcënimet kibernetike janë realitet që cënojnë jo vetëm privatësinë tonë, por edhe të ekonomisë, të sovranitetit dhe të sigurisë kombëtare. Qeveria, tha ai, është fuqimisht e përkushtuar në mbrojtjen e infrastrukturës sonë digjitale dhe në sigurimin e hapësirës së sigurtë online për të gjithë qytetarët tanë.
„Qeveria zbaton strategji dhe investon në teknologjitë më bashkëkohore për mbrojtje nga kërcënimet kibernetike. Këto masa përfshijnë fuqizimin e infrastrukturës kritike si dhe sigurimin e rrjeteve private dhe publike. Nevojitet të punohet në fushën e arsimit, edukimit dhe në ngritjen e vetëdijes. Qytetarët duhet patjetër të jenë të përgatitur dhe të informuar rreth rreziqeve që vijnë nga sulmet kibernetike. Kjo stërvitje dhe ky simulim, por edhe këto standard që vendosen, i shoh si një proces të fuqizimit të bashkëpunimit kombëtar“, tha kryeministri.
Mickoski tha se siguria kibernetike nuk ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë e Qeverisë, por se rol në këtë përballje e ballafaqim ka secili prej nesh – qytetarët, institucionet, sektori i biznesit si dhe organizatat joqeveritare. „Së bashku mund të krijojmë një botë digjitale e cila është e sigurt dhe stabile“, tha ai.