Sot (3 shkurt) në shkollat e mesme në Shkup, Veles, Ohër, Valandovë, Tetovë dhe Prilep, filloi projekti për Popullarizimin e Profesionit Ushtarak, ku përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake, së bashku me ushtarë profesionistë, nënoficerë dhe oficerë të Armatës, informuan gjimnazistët për mundësitë që ofron profesioni ushtarak.
Në ligjëratat informative, të rinjtë patën mundësinë të mësojnë për kushtet e pranimit për shërbim në Armatë, si dhe mundësitë për avancim personal dhe profesional që janë pjesë e profesionit ushtarak.
Qëllimi i projektit është të rrisë interesimin e të rinjve për profesionin ushtarak dhe në këtë mënyrë të rrisë interesimin për konkurset për ushtarë dhe kadetë profesionistë të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” në Shkup, e cila është e një rëndësie të veçantë gjatë përzgjedhjes së profileve të ndryshme të personelit.
Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të shpallë konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë, ku do të mund të aplikojnë të gjithë qytetarët e rinjtë maqedonas. Me këtë lëvizje të paralajmëruar nga ministri Misajllovski, gatishmëria luftarake e Armatës do të rritet, ndërsa në të njëjtën kohë do të rinohet me qytetarë të rinj dhe të motivuar, detyra e të cilëve do të jetë siguria e atdheut.
Popullarizimi i profesionit të ushtarakut në shkollat e mesme do të zbatohet në periudhën shkurt-prill 2025 dhe do të përfshijë 99 shkolla të mesme në të gjithë vendin. Sot ky projekt zbatohet në gjimnazin “Ilinden” dhe gjimnazin “Nikola Karev” në Shkup, SHMPK “Dimitria Çupovski” në Veles, SHMPK,, St. Kiril dhe Metodi” në Ohër, SHM “Goce Dellçev” në Valandovë, SHM “Kiril Pejqinoviq” në Tetovë, SHMPJTK “Kuzman Josifovski Pitu” dhe SHMK “Mirce Acev” në Prilep.