Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski u dërgoi urime të sinqerta të gjithë punonjësve në mbrojtje dhe të gjithë pjesëtarëve të Armatës.
“Të nderuar punonjës në mbrojtje dhe pjesëtarë të Armatës, kjo ditë simbolizon vlerën dhe rëndësinë e punës së çdo punonjësi. E vlerësoj lart punën tuaj, përkushtimin tuaj, motivimin që është i dukshëm çdo ditë, duke punuar në proceset që na bëjnë më të sigurt dhe më të fortë. Ju inkurajoj që me të njëjtin entuziazëm, profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdoni të kontribuoni në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve”, theksoi ministri Misajllovski.
Profesionalizmi, puna në ekip dhe bashkimi që tregoni përballë çdo sfide dhe angazhimi, tha ministri, janë cilësi që ju dallojnë dhe ju udhëheqin çdo ditë. “Ju jeni themeli i sigurisë së shtetit dhe sigurisë së qytetarëve maqedonas. Gëzuar 1 Majin!”, potencoi ministri.