EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Urime nga ministri Misajllovski me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase

Ministria e mbrojtjes Ministria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski uron të gjithë pjesëtarët e Armatës dhe të gjithë qytetarët e mqedonas me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Të nderuar qytetarë,

Ju uroj 23 tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.

Sot kujtojmë me respekt dhe përkulemi para të gjithë revolucionarëve që me vizionin dhe sakrificën e tyre hodhën themelet e Maqedonisë së lirë dhe të pavarur, sepse idealet e organizatës revolucionare maqedonase për krijimin e shtetit maqedonas janë pjesë e pandashme e ndërgjegjes sonë kolektive dhe ekzistencës tonë.

Aspiratat e revolucionarëve për një shtet të lirë dhe të begatë, na kanë kanë obliguar përjetësiht. Të gjithë jemi të vendosur të vazhdojmë së bashku punën e Organizatës, për të vazhduar ndërtimin e një të ardhmeje të denjë për luftën e tyre.

Maqedonia meriton të jetë e zhvilluar, progresive dhe e sigurtë, të jetë vend për jetë të lumtur dhe harmonike për të gjithë qytetarët. Ne konfirmojmë vendosmërinë tonë me përkushtim, përpjekje dhe përkushtim maksimal në arritjen e këtyre synimeve.

Accessibility Menu