EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski në betimin solemn të klasës së 28-të të kadetëve: Zgjedhja juaj tregon se e doni atdheun – Jini të motivuar dhe të përkushtuar në studimin e profesionit ushtarak

Misajllovski në betimin solemn të klasës së 28-të të kadetëve: Zgjedhja juaj tregon se e doni atdheun – Jini të motivuar dhe të përkushtuar në studimin e profesionit ushtarak

„Ju përgëzoj për zgjedhjen që karrierën tuaj të punës t’ia dedikoni Armatës, por në radhë të parë qytetarëve dhe shtetit. Ju dhe ne, bashkë me ju, po fillojmë një kapitull të ri në jetën tuaj”, theksoi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovksi në betimin e sotëm solemn të klasës së 28-të të kadetëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup, ku morën pjesë Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm i Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili, dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Mitko Bogdanovski dhe mysafirë të tjerë nga trupi diplomatik ushtarak, nga Armata dhe Ministria e Mbrojtjes, si dhe familjarë të kadetëve.
Ministri Misajllovski tha se kadetët po fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre në institucionin që ka më shumë besim tek qytetarët. Ai shtoi se hapat e tyre të parë janë në Akademinë Ushtarake, e cila është një institucion i arsimit të lartë i respektueshëm në një kornizë të gjerë, nga e cila kanë dalë shumë oficerë të cilësisë së lartë, të cilët kanë dhënë dhe po japin një kontribut të rëndësishëm në afirmimin dhe zhvillimin e Armatës maqedonase.

 

Misajllovski u uroi mirëseardhje kadetëve nga Mali i Zi dhe Bosnja dhe të gjithëve u porositi: Në katër vitet e ardhshme, bashkërisht dhe me përkushtim përvetësoni sekretet e profesionit të ushtarakut, përmirësoni veten, sepse do të specializoheni në një fushë specifike si edhe karakteristike sipas standardeve, ekspertizës, disiplinës dhe, më e rëndësishmja, bashkëpunimit. Së bashku në 4 vitet e ardhshme do të mësoni, trajnoni dhe kontribuoni në zhvillimin e bashkëpunimit tonë. Sot si kadetë, e nesër si oficerë të ushtrisë që kujdesen për sigurinë e bashkëqytetarëve, shembull i suksesit, shembull i gatishmërisë për t’i tejkaluar në mënyrë të përkryer sfidat që na presin”, theksoi ministri Misajllovski.
„Ju kadetët jeni e ardhmja, ju kadetët jeni potenciali i çmuar i ushtrisë maqedonase. Në një akademi solide ju presin studime të vështira por edhe interesante. Në të kaluarën, gati tre dekada, Akademia Ushtarake “Mihailo Apostolski” është shndërruar në një institucion të respektuar, të njohur në kuadrin rajonal, por edhe më gjerë. Duhet të vazhdojmë të punojmë në zhvillimin dhe përparimin e saj”, tha presidentja dhe komandantja supreme e Armatës, Gordana Siljanovska Davkova.

Në ceremoninë e sotme fjalë rasti pati edhe dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Mitko Bogdanovski, i cili tha: “Betimi jo vetëm që ju lidh, por edhe ju hap rrugën për një jetë të mbushur me sfida, por edhe me mundësi të paçmueshme. Profesioni i ushtarakut nuk është i lehtë, por është fisnik dhe i mbushur me dinjitet. Kjo është rruga që duhet të ndiqni për t’u bërë udhëheqës, jo vetëm në ushtri, por edhe liderë të aleancës së NATO-s.

Në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” si pjesë e klasës së 28-të, këtë vit janë regjistruar 33 kadetë, nga të cilët 25 janë nga Maqedonia e Veriut (19 burra dhe 6 gra), 5 kadetë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 3 kadetë nga Mali i Zi.

Accessibility Menu