EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Misajllovski në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, të nivelit të ministrave të mbrojtjes

Ministri Misajllovski në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, të nivelit të ministrave të mbrojtjes

Ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski duke filluar nga dita e sotme, në Bruksel merr pjesë në mbledhjen dyditore të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, në nivel të ministrave të mbrojtjes.
Kjo është mbledhja e parë e NATO-s e nivelit të lartë, pas Samitit të Uashingtonit dhe njëherit mbledhje e cila udhëhiqet nga sekretari i ri i përgjithshëm Mark Rute.

 

Në sesionet e ndara, tema qëndrore të diskutimit janë: rezistenca, dhe mbrojtja e Aleancës, mbështetja ndaj Ukrainës si dhe fuqizimi i bashkëpunimit me vendet e Indo-Paqësorit.

Qëllimi i mbledhjes është shqyrtimi i implementimit të vendimeve të Samitit të Uashingtonit në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve të Aleancës për përgjigje ndaj sfidave dhe kërcënimeve të shtuara.

Sot u mbajt edhe mbledhja e vendeve anëtare të koalicionit global për luftën kundër ISIS-it, nën patronazhin e SHBA-së, mbledhje e cila kryesohej nga sekretari i mbrojtjes, Lojd Ostin. Nga ana e ministrit Misajllovski u potencua se ballafaqimi me terrorizmin mbetet pikë jashtëzakonisht e rëndësishme për mbrojtjen kolektive, në suaza të së cilës qeveria maqedonase do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët e saj.

Në sesionin me partnerët global, përveç përfaqsuesit të lartë të Bashkimit Europian, për herë të parë janë ftuar edhe ministrat e mbrojtjes së Australisë, Japonisë, Zelandës së Re dhe Republikës së Koresë, sesion në të cilin u diskutua rreth sfidave rrjedhëse dhe pandashmërisë së sigurisë globale.

Një sesion i veçantë iu kushtua fuqizimit të bashkëpunimit me Ukrainën dhe fuqizimit të partneriteteve globale. Në praninë e presidentit Volodimir Zelenski dhe ministrit të mbrojtjes Rustem Umerov, do të bisedohet për komandën e re të NATO-s për koordinim dhe ndihmë për Ukrainën, për mbështetjen e financiare dhe për nismat tjerat që do të mundësojnë ndihmë afatgjate.

Në margjinat e mbledhjes, ministri Misajllovski zhvilloi takime të ndara dypalëshe me kolegët e tij nga Shqipëria, Norvegjia dhe Sllovenia, dhe shprehu përkushtimin e tij për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Accessibility Menu