EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbledhje ndërqeveritare ndërmjet qeverisë maqedonase dhe kosovare, vendet mbeten fuqishëm të përkushtuara në bashkëpunimin në mbrojtje, i cili është një shtyllë e sigurisë rajonale

Mbledhje ndërqeveritare ndërmjet qeverisë maqedonase dhe kosovare, vendet mbeten fuqishëm të përkushtuara në bashkëpunimin në mbrojtje, i cili është një shtyllë e sigurisë rajonale
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (18 nëntor) në Prishtinë gjatë takimit ndërqeveritar ndërmjet qeverisë maqedonase dhe kosovare, të udhëhequr nga kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, ka biseduar me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, me të cilin kanë konfirmuar synimin e dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje. Ministrat Misajllovski dhe Maqedonci theksuan se stabiliteti dhe siguria rajonale janë prioritet për të dyja qeveritë.

 

„Vendi ynë është një aleat aktiv dhe i përkushtuar i NATO-s, prioriteti i të cilit është stabiliteti dhe siguria rajonale. Armata maqedonase tash e katër vjet po kontribuon në misionin e NATO-s KFOR në Kosovë, që është dëshmi se rajoni dhe siguria e tij janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për ne”, tha Misajllovski.

Ministri Maqedonci falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë dhe ministrin Misajllovski për hapjen e bashkëpunimit bilateral dhe shtoi se ai është kyç për ruajtjen dhe forcimin e sigurisë në të gjithë rajonin.

Të dy vendet kanë bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes që nga viti 2010, kur u nënshkrua edhe Memorandumi i parë i Bashkëpunimit. Sipas planeve vjetore për bashkëpunim në mbrojtje, ai zbatohet në fushën e stërvitjes në poligonin e ushtrisë “Krivollak”, edukimin ushtarak, politikën e mbrojtjes, trajnimin mjekësor, trajtimin e dezinformatave etj.

Në seancën e sotme ndërqeveritare u nënshkruan protokollet dhe memorandumet e bashkëpunimit në tri fusha – memorandumi për energjinë, minierat dhe resurset minerale; Protokolli për zbatimin e Marrëveshjes për kalimet e përbashkëta kufitare “Bllacë – Hani i Elezit” dhe “Jazhincë-Globoçicë”; dhe memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës.

Accessibility Menu