EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Misajllovski në Krivollak vizitoi pjesëtarët e forcave speciale të cilët bashkarisht me pjesëtarët e forcave speciale të gjashtë vendeve aleate dhe një vendi – partner i zhvillojnë shkathtësitë e tyre

Ministri Misajllovski në Krivollak vizitoi pjesëtarët e forcave speciale të cilët bashkarisht me pjesëtarët e forcave speciale të gjashtë vendeve aleate dhe një vendi – partner i zhvillojnë shkathtësitë e tyre

Ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (14 nëntor) në „Krivollak” vizitoi pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të cilët në poligonin më të madh ushtarak, së bashku me forcat speciale të Shqipërisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë Rumanisë, Turqisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e realizojnë stërvitjen „Wise wolf 2024“.

 

Në Ditën e Mysafirëve të Lartë në të cilën morrën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjanerali Sashko Lafçiski, si dhe shumë përfaqësues të lartë ushtarak dhe atashe të mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse, ekipe të përbashkëta të forcave speciale, realizuan stërvitjen demonstruese të përbashkët në të cilën i demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre. Përgjatë stërvitjeve dyjavore, u përdorën tetë helikopterë të llojit CH47 „Chinook“, UH60 „Black Hawk“, „Puma“ dhe Mi-17, ndërsa mbi 120 pjesëtarë të forcave speciale në ekipe të përziera nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, realizuan disa detyra si zbritje apo lëshim nga helikopteri me litar, qitje me snajper me gamë të gjatë, siguri nga ajri dhe nga toka, luftë në hapësira të mbyllura, evakuim mjekësor, etj.

Stërvitja e cila realizohet në nivel vjetor në njërën nga vendet pjesëmarrëse, e fuqizon bashkëpunimin rajonal në këtë fushë dhe e avancon ndërveprimin i cili paraqet bazë për fuqizimin e sigurisë kolektive. Kjo stërvitje vjetore realizohet që nga viti 2011 me nismë të shefave të shtabeve të përgjithshëm të armatave të vendeve të Ballkanit.

Accessibility Menu