EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Misajllovski: Pjesëtarët e BFS dhe NJNSH treguan sinergjinë, cilësinë dhe profesionalizmin që mbizotëron në mesin e pjesëtarëve të këtyre njësive

Misajllovski: Pjesëtarët e BFS dhe NJNSH treguan sinergjinë, cilësinë dhe profesionalizmin që mbizotëron në mesin e pjesëtarëve të këtyre njësive

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski dhe drejtorin e Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev, morën pjesë në stërvitjen metodike të alpinizmit, “Kërkim, shpëtim dhe evakuim i të plagosurve në terrene të vështira për t’u aksesuar të Demir Kapisë”, e cila kryhet bashkërisht nga pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës dhe Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë të MPB-së në zonën e Demir Kapisë.

 

Pas stërvitjes së sotme, ministri Misajlovski theksoi se puna ekipore e dy njësive elitare tregon për sinergjinë, cilësinë dhe profesionalizmin që mbizotëron në mesin e pjesëtarëve të këtyre njësive, që nënkupton edhe përmirësim të vazhdueshëm dhe forcimin e kapaciteteve.

„Këto njësi speciale duhet të respektohen nga të gjithë në shtet, sepse kudo që ndodh një aksident apo çfarëdo që të ndodhë në kuadrin e sigurisë së shtetit, ato janë gjithmonë të parat dhe gjithmonë veprojnë. Prandaj dua t’i falënderoj edhe një herë në emrin tim personal, dhe në emër të qytetarëve sepse puna e tyre është vërtet e vështirë”, tha Misajllovski dhe shtoi se për të vazhduar zhvillimin e njësive të Armatës, duhet të investohet sa sa më shumë që të jetë e mundur. “Ne do të investojmë sa më shumë në buxhetet tona, sepse asnjëherë nuk duhet të kursejmë për këto stërvitje për këto njësi speciale, meqenëse ato janë vërtet krenaria e Maqedonisë.”

Trajnimi i përbashkët në Alpinizëm Ushtarak zhvillohet në periudhën 7-14 tetor nën mentorimin e instruktorëve të Alpinizmit Ushtarak nga BFS dhe përfshin praktikimin dhe zotërimin e teknikave për kërkimin, shpëtimin dhe evakuimin e të lënduarve në terrene të vështira për t’u aksesuar.

Accessibility Menu