EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dëshmi për bashkëpunimin e shkëlqyer maqedono-kanadez gjatë takimit të ministrit Misajllovski me ambasadoren e posa emëruar të Kanadasë, Kameron

Dëshmi për bashkëpunimin e shkëlqyer maqedono-kanadez gjatë takimit të ministrit Misajllovski me ambasadoren e posa emëruar të Kanadasë, Kameron

Sot (21 nëntor) në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Vllado Misajllovski u takua me ambasadoren e posa emëruar jorezidente të Kanadasë, SH.S Mishel Kameron të cilës i dëshiroi mision të suksesshëm diplomatik dhe bashkëpunim të suksesshëm si aleat. Në këtë takim morri pjesë edhe atasheu i mbrojtjes kanadeze, koloneli Donald Hilton.

 

Ministri Misajllovski theksoi se vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Kanadanë aleate, bashkëpunim ky i cili daton që nga vitit 1999.

„Për bashkëpunimin tonë flasin veprat. Tashmë javën e ardhshme në tokën maqedonase do të fillojë stërvitja ‘Maple Arch 2024’ që përfshinë edhe personel edhe nga forcat e armatosura kanadeze“, theksoi ministri. Ai njëherit u falenderua edhe për mbështetjen shumëvjeçare kanadeze e cila është mjaft e dukshme sidomos në domenin e trajnimeve gjuhësore. Deri më tani treqind ushtarak dhe civil nga fusha e mbrojtjes kanë kaluar përmes një numri të madh të trajnimeve në këtë vend aleat.

Dy vendet bashkëpunojnë edhe në kuadër të forcave shumëkombëshe të NATO-s në Letoni nën komandën e Kanadasë, në kuadër të së cilës kontribut jep edhe kontingjenti maqedonas. Ministri Misajllovski shtoi se vendi do të vazhdojë të kontribojë në kuadër të forcave shumëkombëshe edhe gjatë pas vitit 2024.

Misajllovski gjatë këtij takimit nënvizoi se për vendin tonë prioritet është procesi i moderniziimit për të cilin ndahet pothuajse një e treta e buxhetit të mbrojtjes, i cili tashmë, e tejkaloi 2 perqindshin e bruto prodhimit vendor.

Accessibility Menu