Sot (13 shkurt) në selinë e NATO-s në Bruksel, ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në të cilën morrën pjesë edhe ministrat e mbrojtjes e të gjitha 32 vendeve aleate.
Në këtë mbledhje, ministri i mbrojtjes u ndal në disa tema, me ç’rast e vërtetoi qëllimin e vendit tonë për investim të vazhdueshëm të 2 për qind të bruto-prodhimit vendor në fushën e mbrojtjes, gjë që vendin tonë e pozicionoi në mesin e dy të tretave të vendeve aleate që e kanë përmbushur këtë vendim të marrë bashkarisht në kuadër të NATO-s.
Ministri dhe mbështetje të plotë edhe për fuqizimin e konceptit për mbrojtje dhe rezistim të NATO-s, përmes përmbushjes së qëllimeve të definuara të shkathtësive dhe investimit të vazhdueshëm në modernizim dhe pajisshmëri. Ai theksoi se për këtë qëllim janë ndarë mbi 32 për qind nga buxheti maqedonas për vitin 2025, apo mbi 106 milionë euro. Ai shtoi se NATO duhet të vazhdojë të punojë së bashku me Bashkimin Europian në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe u ndal te kontributi maqedonas kundrejt mbrojtjes kolektive të NATO-s.
Ministri uroi Pit Hegsetin për funksionin e tij të ri si sekretar të mbrojtjes të SHBA-së.
Në orët e pasdites, ministri Misajllovski do të merr pjesë në mbledhjen Këshilli NATO-Ukrainë.