EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Misajllovski në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Ministri Misajllovski në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski si pjesë e delegacionit qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, dje dhe sot merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Myinih në Republikën Federale të Gjermanisë.

 

Gjatë menegjesit të sotëm, ministri Misajllovski takimet i filloi me zëvendës ndihmësin e sekrtarit të mbrojtjes së SHBA-së, Dejvid Bejker, takim në të cilin u bisedua rreth politikave aktuale me thekes në sigurinë rajonale dhe globale si dhe rreth modernizimit dhe pajisshmërisë së Armatës maqedonase, ndërsa nga ana e Bejkerit u përmend edhe kontributi maqedonas sa i përket sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe krahut lindor të NATO-s. Misajllovski morri pjesë edhe në takimin e kryeministrave të Maqedonisë dhe Kroacisë, Hristijan Mickoski dhe Andrej Plenkoviq, në të cilin u bisedua për bashkëpunimin e përgjithshëm të ndërsjellë dhe për mbështetjen në kontekst të zgjerimit të Bashkimit Europian dhe ndikimit të sigurisë në Ballkan për zhvillim të vazhdueshëm të vendeve të këtij rajoni.

 

Gjatë ditës së sotme është paraparë që ministri Misajllovski të jetë pjesë e drekeës së punës me ftesë së homologut të tij gjerman Boris Pistorius dhe do të merr pjesë me ftesë të përfaqësuesit special të presidentit të SHBA-së për misione të posaçme, Riçard Grenell, në sesionin kushtuar politikave të reja të administratës amerikane.

 

Konferenca e Sigurisë në Mynih është konferencë vjetore në të cilën marrin pjesë liderë dhe vendimarrës nga e gjithë bota, ku zhvillohen debate për çështje që kanë të bëjnë me politikën ndërkombëtare të sigurisë. Qëllimi i kësaj konferencë të sigurisë është vendosja e dialogut dhe ndërtimin e mirëbesimit me qëllim të zgjidhjes paqësore të konflikteve.

Accessibility Menu