EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Misajllovski në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Ministri Misajllovski në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot (12 shkurt) në Bruksel ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, në kuadër të takimeve të parapara të ministrave të mbrojtjes të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, i cili për herë të parë mbahet nën udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar.

 

Takimi, i udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Xhon Hilli, ku morën pjesë ministra dhe zyrtarë të lartë nga rreth 50 vende, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaia Kallas, kishte në fokus mbështetjen ndaj Ukrainës.

 

Që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës, Qeveria maqedonase deri më tani ka miratuar 15 (pesëmbëdhjetë) vendime për ndihmë dhe mbështetje humanitare dhe ushtarako-teknike për Ukrainën dhe popullin ukrainas si një vend që mbron pavarësinë dhe sovranitetin e vet territorial dhe vazhdimisht avokon për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe rendit juridik.

 

Qëndrimi në Bruksel vijon nesër me mbledhjen e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në nivel të ministrave të Mbrojtjes dhe mbledhjen e Këshillit NATO-Ukrainë.

Accessibility Menu