EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Çupovska-Ristova u takua me ambasadorin Dreksler, konfirmim i bashkëpunimit të shkëlqyer në mbrojtje me Gjermaninë

Çupovska-Ristova u takua me ambasadorin Dreksler, konfirmim i bashkëpunimit të shkëlqyer në mbrojtje me Gjermaninë

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes Elizabeta Çupovska Ristova ka takuar sot (4 shkurt) ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, me të cilën ka biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

 

Çupovska Ristova theksoi se vendi ynë mbetet fuqishëm i përkushtuar në tri shtyllat e mbrojtjes – buxhetimin e qëndrueshëm, pajisjen dhe modernizimin e Armatës dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në mbrojtje.

 

„Ne jemi të vendosur për investime në mbrojtje. Buxheti i vitit 2025 është në nivelin që kemi konfirmuar bashkërisht me aleatët tanë, që është 2 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, prej të cilit mbi 32 për qind është menduar për pajisjen dhe modernizimin e Armatës. “Kjo është dëshmi se vendi ynë është i përkushtuar për zhvillimin e aftësive mbrojtëse që forcojnë mbrojtjen kolektive në Aleancë”, tha sekretarja shtetërore.

 

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë mbështetjen e deritanishme gjermane në zhvillimin e kapaciteteve të ushtrisë, të dukshme në disa fusha si politika e mbrojtjes, logjistika, mjekësia ushtarake, MABK dhe lloje të ndryshme trajnimesh dhe edukimi në qendrat gjermane.

 

Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj këtij bashkëpunimi dhe këtë e vërtetojnë edhe bisedimet e paralajmëruara të stafit mes dy vendeve këtë muaj, ku do të diskutohet për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.

 

Dy vendet aleate kanë bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes që nga viti 1996, kur u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën ushtarake.

Accessibility Menu