EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Urimi i ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski me rastin e ,,2 Gushtit – Ilindenit”

Urimi i ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski me rastin e ,,2 Gushtit – Ilindenit”

Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë dhe të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes,

Në emër të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në emrin tim personal, ju përcjell urime të sinqerta me rastin e 2 Gushtit – Ilindenit.

Festa jonë më e madhe dhe data më e ndritur në historinë tonë kombëtare na kujton idealet më të larta – lirinë, identitetin, patriotizmin dhe dashurinë për atdheun.

Ilindeni është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti bashkëkohor maqedonas. Nga heroizmi i kryengritësve të Ilindenit dhe vizioni me të cilin u ngrit Republika e Krushevës, përmes vendimeve shtetformuese të ASNOM-it e deri më sot, shtrihet e njëjta ide – që Maqedonia të jetë një shtet i lirë, sovran dhe i pavarur.

Kjo ide jeton edhe sot te secili prej nesh, sepse liria dhe paqja që gëzojmë janë paguar me sakrificën e paraardhësve tanë. Festa e sotme na obligon t’i ruajmë vlerat e unitetit, solidaritetit, lirisë dhe respektit të ndërsjellë, duke ndërtuar një shoqëri në të cilën çdo qytetar do të ketë mundësinë të jetojë me dinjitet dhe të kontribuojë për të ardhmen tonë të përbashkët.

Në frymën e trashëgimisë së lavdishme të Ilindenit, le të vazhdojmë me urtësi, unitet dhe vendosmëri ta ndërtojmë Maqedoninë si një shtet të paqes, demokracisë, prosperitetit dhe shpresës për brezat që do të vijnë.

Le ta ndriçojë gjithmonë flaka e Ilindenit rrugën tonë drejt unitetit, përparimit dhe paqes.

Gëzuar 2 Gushtin – Ilindenin!

Qoftë e përjetshme Maqedonia!

 

Accessibility Menu