EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në Qendrën për Trajnim u realizua „Kurs Orientues për Stabilizim dhe Rikonstruim”

Në Qendrën për Trajnim u realizua „Kurs Orientues për Stabilizim dhe Rikonstruim”

Nga data 17–21 nëntor 2025, në Qendrën për Trajnim „Dr. Xhosef Kruzel“, u realizua „Kurs Orientues për Stabilizim dhe Rikonstruim – prova e përgjithshme“, i dedikuar për trajnerët e ardhshëm nga fusha të ndryshme të stabilizimit dhe rikonstruimit nga Ministria e Mbrojtjes, Armata, Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostolski“, si dhe nga institucione të tjera shtetërore.

 

Fokusi i kursit, i cili u realizua në bashkëpunim me ekspertë italianë dhe përfaqësues të Qendrës për Studime mbi Operacionet pas Konfliktit nga Torino, Itali, kishte për qëllim kryerjen e provës së përgjithshme si pjesë e përgatitjeve të trajnerëve të ardhshëm maqedonas për zhvillimin e kursit për stabilizim dhe rikonstruim.

 

Gjatë kursit u verifikua në mënyrë praktike gatishmëria e trajnerëve të ardhshëm maqedonas, ndërsa me ekspertët italianë u shkëmbyen mendime lidhur me vetëvlerësimin e procesit mësimor dhe përmbajtjeve të trajnimit.

 

Zhvillimi i kapaciteteve është pjesë e objektivit të NATO-s S1106 për avancimin e njohurive të trajnerëve potencialë nga fushat që lidhen me stabilizimin dhe rikonstruimin.

Accessibility Menu