Të nderuar,
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me Konkursin Publik numër 3/2025 për punësimin e 6 (gjashtë) personave në Ministrinë e Mbrojtjes, të publikuar më 30.07.2025, i informon të gjithë kandidatët se ka përfunduar faza e tretë e procedurës së përzgjedhjes dhe zgjedhjes – intervista.
Me qëllim informimin e shpejtë dhe transparent të të gjithë kandidatëve për punësim, dhe në përputhje me nenin 5, paragrafi (3) i Rregullores për mënyrën e dorëzimit të aplikimit për punësim në Ministrinë e Mbrojtjes, përbërjen e Komisionit të Përzgjedhjes, mënyrën e punës së Komisionit të Përzgjedhjes, hartimin e listave renditëse, pikëzimin dhe zgjedhjen e kandidatit të parë në renditje, bashkëngjitur këtij njoftimi publikohen listat renditëse të kandidatëve që kanë kaluar fazën e tretë – intervistë, si dhe të kandidatëve që nuk kanë kaluar fazën e fundit të procedurës dhe për të cilët procedura ka përfunduar.
LISTAT RENDITËSE:
- VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Mbështetje Teknike Administrative për Procedurat e Prokurimeve Publike, kategoria V, (1) nëpunës
- VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri – Asistent i Drejtorit të Drejtorisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Arsim dhe Trajnim, kategoria V, (1) nëpunës
- VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Punë Administrative-Teknike, kategoria V, (1) nëpunës
- VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Zbatimin e Aktiviteteve për Implementimin e Objektivave të NATO-s për Kapacitetet për Stabilizim dhe Rikonstruim, kategoria V, (1) nëpunës
- VENDI I PUNËS ODB0210G02000 Referent – Sekretar Teknik, kategoria G, (1) nëpunës
Njoftohen të gjithë kandidatët se listat e renditjes me kodet e identifikimit dhe numri i përgjithshëm i pikëve të fituara nga të gjitha fazat e procedurës së punësimit në Ministrinë e Mbrojtjes do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes në përputhje me nenin 37, paragrafët (9) dhe (10) të Ligjit për të Punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Me respekt,
Ministria e Mbrojtjes