Në kuadër të aktiviteteve për ndërtimin e integritetit në mbrojtje, më 15.09.2026, në Qendrën e Trajnimit për Mbrojtje „Dr. Xhozef Kruzel“ u realizua trajnimi me temë „Diagnostikimi dhe masat e propozuara për përmirësimin e mjedisit të punës“, i organizuar nga Sektori për Arsim dhe Trajnim pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Qendrën për Integritet në Sektorin e Sigurisë (CIDS).
Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të personelit për njohjen dhe analizimin e sfidave që lidhen me mjedisin e punës, identifikimin e rreziqeve organizative dhe zhvillimin e masave praktike dhe të matshme për përmirësimin e tij.
Pjesëmarrja aktive e të punësuarve në proceset e përmirësimit të mjedisit të punës është e një rëndësie të veçantë për ndërtimin e kapaciteteve të institucionit. Pikërisht në këtë drejtim, gjatë trajnimit, përmes një qasjeje interaktive, pjesëmarrësit u njohën me mjete dhe metoda praktike për vlerësimin e mjedisit të punës, identifikimin e shkaqeve të sfidave dhe zhvillimin e masave konkrete dhe planeve të veprimit, me fokus të veçantë në komunikimin, integritetin, produktivitetin dhe mirëqenien e të punësuarve.
Trajnimi u organizua në përputhje me Planin për Integritet 2026–2029 të Ministrisë së Mbrojtjes, Kalendarin e Trajnimeve të Specializuara për vitin 2026 dhe Planin Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qendrës për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Norvegjisë (CIDS).