EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Armata maqedonase për herë të tretë nikoqire e turneut të 16-të rajonal në futsall „Miqësia përmes sportit“

Armata maqedonase për herë të tretë nikoqire e turneut të 16-të rajonal në futsall „Miqësia përmes sportit“

Sot (08.09) në sallën e sporteve „Burimet e Biljanës“ në Ohër, në organizim të Armatës maqedonase dhe Këshillit të sporteve ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, u mbajt ceremonia e hapjes zyrtare të „Kupës së paqes në futsall 2026“ të 16-të rajonale.

Në këtë turne, përveç ekipit maqedonas, marrin pjesë edhe ekipe sportive ushtarake nga Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia, të cilat nga sot e deri më 11 shtator do të promovojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, miqësinë dhe frymën ekipore përmes sportit. Ky aktivitet organizohet në kuadër të veprimtarive të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake (CISM).

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata ftojnë të gjithë qytetarët, si dhe të gjithë dashamirët e sportit që t'i ndjekin ndeshjet dhe të bëhen pjesë e këtij manifestimi sportiv rajonal.

Hyrja për vizitorët është falas.

Ndeshjet sportive do të zhvillohen sot nga ora 11:00, si dhe më 9 dhe 11 shtator me fillim nga ora 09:00.

„Kupa e paqes në futsall 2026“ (CISM - Futsal Cup for Peace) është një iniciativë sportive ndërkombëtare, zanafilla e së cilës daton që nga viti 2009, me misionin që përmes sportit të ndërtohen miqësi, besim i ndërsjellë dhe bashkëpunim mes pjesëtarëve të forcave të armatosura nga vendet e rajonit.

Accessibility Menu