EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Realizim i suksesshëm i punëtorisë për zhvillimin e kapaciteteve

Realizim i suksesshëm i punëtorisë për zhvillimin e kapaciteteve

Në periudhën nga 4 deri më 6 mars 2026, në Shtëpinë e Armatës në Shkup, u mbajt punëtoria “CWMD Capability Enhancement Workshop”, e organizuar nga Qendra për Bashkëpunim në Siguri – RACVIAC dhe Agjencia për Reduktimin e Kërcënimeve në Mbrojtje (DTRA), në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes.

Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte avancimi i kapaciteteve për parandalimin e përhapjes së paligjshme të armëve të shkatërrimit në masë, përmes shkëmbimit të përvojave, diskutimeve të ekspertëve dhe aktiviteteve praktike, me theks të veçantë në sigurinë kufitare. Punëtoria realizoi me sukses qëllimin e saj dhe kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e parandalimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Në punëtorinë treditore morën pjesë përfaqësues nga vendet anëtare të RACVIAC-ut, organizata dhe institucione partnere, si dhe 11 përfaqësues nga vendi.

Accessibility Menu