EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bashkëpunimi intensiv dypalësh në mbrojtje me Italinë vazhdon, nënshkruhet plani për vitin 2026

Bashkëpunimi intensiv dypalësh në mbrojtje me Italinë vazhdon, nënshkruhet plani për vitin 2026

Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë dhe të forcave të armatosura të Italisë dje (18 mars), në Ministri, nënshkruan Planin për Bashkëpunim Dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve për vitin 2026, i cili përfshin disa fusha, ndër të cilat edukimin ushtarak, trajnimet, stërvitjet, vizitat reciproke dhe bisedimet ndërmjet ekspertëve.

Në konsultimet e rregullta dypalëshe që i paraprinë nënshkrimit të Planit, të dy delegacionet shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm që daton nga viti 1997, kur u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim ushtarak dypalësh, dhe sot paraqet një shembull se si duhet të bashkëpunojnë dy vende mike dhe aleate.

Në pothuajse dy dekada marrëdhënie dypalëshe në mbrojtje, forcat e armatosura të të dy vendeve janë zhvilluar në shumë fusha si bashkëpunimi civil-ushtarak, aviacioni ushtarak, logjistika, policia ushtarake, siguria kibernetike, transformimi i sistemit të trajnimit dhe edukimit etj. Italia ka mbështetur zhvillimin e Armatës me pajisje të ndryshme si kamionë, pajisje alpinistike, pajisje inxhinierike, kullë alpinistike dhe të tjera.

Accessibility Menu