Më 24 shkurt (e martë), në organizim të Sektorit për Arsim dhe Trajnim në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qendrës për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Norvegjisë (CIDS), u realizua një trajnim njëditor me temë “Metodologjia për përcaktimin e vendeve të punës të ndjeshme ndaj korrupsionit”.
Në këtë trajnim u elaborua një qasje e re në fushën e ndërtimit të integritetit dhe parandalimit të korrupsionit të mundshëm, ku pjesëmarrësit theksuan sfidat e mundshme lidhur me funksionet e përfshira në metodologji, si dhe u trajtuan kriteret që përdoren gjatë vlerësimit të rrezikut për shfaqjen e korrupsionit.
Ligjërues në trajnimin e realizuar në përputhje me Planin e Integritetit 2026–2029 të Ministrisë, Kalendarin e Trajnimeve të Specializuara dhe Planin vjetor të aktiviteteve për vitin 2026, ishin ekspertë ndërkombëtarë nga CIDS.