EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bashkëpunimi me CIDS vazhdon me realizimin e seminarit kushtuar avancimit të vendimmarrjes efikase dhe të përgjegjshme në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës

Bashkëpunimi me CIDS vazhdon me realizimin e seminarit kushtuar avancimit të vendimmarrjes efikase dhe të përgjegjshme në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës

Më 29 shtator, në organizim të Drejtorisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Arsimit dhe Trajnimit dhe në bashkëpunim me Qendrën për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes nga Norvegjia (CIDS), në Ministrinë e Mbrojtjes u realizua seminari me temë „Delegimi i kompetencave në marrjen e vendimeve në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës“.

Në seminar, që synon avancimin e vendimmarrjes efikase dhe të përgjegjshme, morën pjesë persona në pozita drejtuese nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me konceptet kryesore, kornizat ligjore dhe institucionale, si dhe me mjetet për përmirësimin e procesit të marrjes së vendimeve, marrjen e përgjegjësisë dhe rritjen e efikasitetit në punë.

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësi të shkëmbejnë përvoja, si dhe të identifikojnë sfidat dhe rreziqet kryesore në delegimin e kompetencave brenda institucionit, me fokus të veçantë në përcaktimin e qartë të roleve, përgjegjësive dhe kufizimeve.

Realizimi i seminarit kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale, menaxhimin e përgjegjshëm dhe marrjen transparente dhe efikase të vendimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë, dhe është në përputhje me Kalendarin e trajnimeve të specializuara për vitin 2026 dhe Planin e aktiviteteve për integritet për vitin 2026.

Accessibility Menu