EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Realizohet punëtori për ndërtimin e qëndrueshmërisë ndërmjet institucioneve

Realizohet punëtori për ndërtimin e qëndrueshmërisë ndërmjet institucioneve

Në periudhën nga 21 deri më 23 shtator, në Shtëpinë e Armatës, në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Institutit për Menaxhimin e Sigurisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u mbajt një punëtori për ndërtimin e qëndrueshmërisë ndërmjet institucioneve shtetërore. 

Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga 30 institucione shtetërore, të cilat janë pjesë e sistemit për menaxhimin e krizave dhe fatkeqësive. Përmes sesioneve për planifikimin dhe zhvillimin e kapaciteteve kombëtare, ata diskutuan për aspektet kryesore të qëndrueshmërisë kombëtare, vazhdimësinë e funksionimit të Qeverisë, si dhe për vendosjen e një kornize për programin kombëtar të ushtrimeve.

Fokus i veçantë i punëtorisë iu kushtua avancimit të gatishmërisë së institucioneve dhe shoqërisë për reagim në kushte krizash, si dhe mbështetjes së mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Kjo punëtori, së bashku me punëtoritë e realizuara nga viti 2023 e deri më tani, si dhe aktivitetet e ardhshme të planifikuara deri në vitin 2027, në kuadër të iniciativës SSCI (Significant Security Coordination Initiative – Iniciativa për Koordinim të Rëndësishëm të Sigurisë), përbëjnë një pjesë të rëndësishme të bashkëpunimit të vazhdueshëm dypalësh në fushën e mbrojtjes me SHBA-në.

Accessibility Menu