EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Realizohet seminar për planifikimin e personelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë

Realizohet seminar për planifikimin e personelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë

Më 28 dhe 29 tetor 2026, në Ohër, në organizim të Drejtorisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Arsimin dhe Trajnimin, në bashkëpunim me Qendrën për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes nga Mbretëria e Norvegjisë (CIDS), u realizua seminari me temë „Planifikimi i personelit“.


Në seminar morën pjesë 17 të punësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, të cilët punojnë në fushën e planifikimit të personelit. Qëllimi i seminarit ishte që pjesëmarrësit të njiheshin me qasjen e re ndaj planifikimit të personelit, parimet e tij themelore dhe mjetet praktike për përcaktimin e nevojave aktuale dhe të ardhshme për kuadër. Theks i veçantë iu kushtua ndërlidhjes së prioriteteve organizative me kompetencat e nevojshme dhe burimet në dispozicion, si dhe identifikimit të mangësive dhe mundësive për përmirësimin e procesit të planifikimit të personelit në mbrojtje dhe në Armatë.


Përmes ligjeratave profesionale, prezantimeve, shembujve praktikë dhe diskutimeve, pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe shqyrtuan sfidat në planifikimin e personelit, duke përfshirë edhe faktorët që ndikojnë në përcaktimin e nevojave për kuadër dhe në marrjen në kohë të vendimeve, në përputhje me prioritetet institucionale.


Realizimi i seminarit kontribuon në forcimin e kapaciteteve për planifikim dhe menaxhim efikas të personelit dhe është në përputhje me Planin e Integritetit 2026–2029, Kalendarin e Trajnimeve të Specializuara për vitin 2026 dhe Planin Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe CIDS.

Accessibility Menu