Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të diplomimit të klasës së VII-të të kadetëve të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” (gjenerata 1997–2001), oficerët e diplomuar të kësaj gjenerate, së bashku me Kryqin e Kuq të komunës Kisella Voda, organizuan një aksion për dhurimin e gjakut në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup.
Të udhëhequr nga motoja se çdo pikë gjaku është e rëndësishme për secilin, në këtë aksion humanitar u bashkuan edhe kadetët e rinj të Akademisë Ushtarake, të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën, si dhe dhurues aktivë të gjakut, të cilët iu përgjigjën thirrjes së solidaritetit. Në total u mblodhën 76 njësi gjaku.
Me organizimin e këtij aksioni, kadetët e klasës VII, sot oficerë në Armatën e Maqedonisë së Veriut, treguan anën e tyre humane dhe dëshmuan se ushtria në vazhdimësi kontribuon në aktivitetet në mbështetje të qytetarëve të vendit.