EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U realizua trajnim për vlerësimin e rreziqeve në fushën e prokurimeve publike

U realizua trajnim për vlerësimin e rreziqeve në fushën e prokurimeve publike
Më 12 dhe 13 maj u realizua një trajnim dyditor me temë “Hyrje në vlerësimin e rreziqeve gjatë zbatimit të hulumtimeve të tregut në procesin e prokurimeve publike”, në organizim të Drejtorisë për menaxhim me burime njerëzore, arsim dhe trajnim, në bashkëpunim me ekspertë nga Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes e Norvegjisë (CIDS).
 
Qëllimi i trajnimit dyditor ishte avancimi i njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në fushën e identifikimit, analizës dhe menaxhimit të rreziqeve gjatë realizimit të hulumtimeve të tregut në procedurat e prokurimeve publike.
 
Ligjëruesit, përmes shembujve praktikë, diskutimeve interaktive dhe analizës së studimeve të rasteve, i njohën pjesëmarrësit me parimet dhe metodat bazë në këtë fushë, si dhe me mekanizmat për sigurimin e transparencës, integritetit dhe efikasitetit në procedurat e prokurimeve publike.
 
Trajnimi mundësoi shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e qasjes profesionale në zbatimin e prokurimeve publike.

Accessibility Menu