Në bazë të nenit 166-g nga Ligji për Mbrojtje (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 42/01, 05/03, 8/06, 110/08, 51/11, 151/11, 185/11, 215/ 15 dhe 42/20), Ministria e Mbrojtjes është e detyruar të përgatisë dhe të dorëzojë raport tremujor, i cili publikohet në faqen e internetit të ministrisë.
Sektori për Inspektim në Mbrojtje ju njofton se në periudhën tremujore korrik-shtator 2025 ka realizuar gjithsej 3 (tre) mbikqyrje inspektuese sipas Programit Vjetor për Mbikqyrje Inspektuese për vitin 2025.
Janë kryer mbikqyrje inspektuese në fushën e mbikëqyrjes së aplikimit dhe zbatimit të rregulloreve në fushën e mbrojtjes tek subjektet:
- Sektori për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak – Drejtoria për Politikë dhe Planifikim, Menaxhim të Krizave dhe Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes;
- Prokuroria Publike Themelore – Gostivar;
- Qendra për Rritjen dhe Trajnimin e Qenve (QRTQ).