EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Njoftim për Konkursin Publik numër 3/2025 për punësim në Ministrinë e Mbrojtjes dhe listat e renditjes – faza e parë e përfunduar

Të nderuar,

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me Konkursin Publik numër 3/2025 për punësimin e 6 (gjashtë) personave në Ministrinë e Mbrojtjes, të publikuar më 30.07.2025, i informon të gjithë kandidatët se ka përfunduar faza e parë e procedurës së përzgjedhjes dhe zgjedhjes – përzgjedhja administrative.
Me qëllim informimin e shpejtë dhe transparent të të gjithë kandidatëve për punësim, dhe në përputhje me nenin 5, paragrafi (3) i Rregullores për mënyrën e dorëzimit të aplikimit për punësim në Ministrinë e Mbrojtjes, përbërjen e Komisionit të Përzgjedhjes, mënyrën e punës së Komisionit të Përzgjedhjes, hartimin e listave renditëse, pikëzimin dhe zgjedhjen e kandidatit të parë në renditje, bashkëngjitur këtij njoftimi publikohen listat renditëse të kandidatëve që kalojnë në fazën tjetër të procedurës, përkatësisht fazën e dytë – provimin me shkrim, si dhe të kandidatëve që nuk kalojnë në fazën tjetër të procedurës dhe për të cilët procedura ka përfunduar.

LISTAT RENDITËSE:

  1. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Mbështetje Teknike Administrative për Procedurat e Prokurimeve Publike, kategoria V, (1) nëpunës
  2. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri – Asistent i Drejtorit të Drejtorisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Arsim dhe Trajnim, kategoria V, (1) nëpunës
  3. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Punë Administrative-Teknike, kategoria V, (1) nëpunës
  4. VENDI I PUNËS ODB0210V04000 Bashkëpunëtor i Ri për Zbatimin e Aktiviteteve për Implementimin e Objektivave të NATO-s për Kapacitetet për Stabilizim dhe Rikonstruim, kategoria V, (1) nëpunës
  5. VENDI I PUNËS ODB0210G02000 Referent – Sekretar Teknik, kategoria G, (1) nëpunës dhe
  6. VENDI I PUNËS ODB0210G02000 Referent për Punë Arkivore, Arkivar dhe Regjistrues për Mbajtjen e Protokolleve të Regjistrimit me të Gjitha Nivelet e Klasifikimit, kategoria G, (1) nëpunës


Për kandidatët që kalojnë në fazën e dytë, provimi me shkrim (pjesa e përgjithshme dhe e veçantë) do të zhvillohet më 19.11.2025, duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun (QRMP), objekti në kazermën Goce Delçev, Shkup (rr. Vasko Karangjelevski pa numër, Shkup).

Luten kandidatët të vijnë 15 minuta përpara orarit të caktuar dhe të sjellin me vete një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë) dhe kodin e pranuar identifikues.

Mosparaqitja në provimin me shkrim do të konsiderohet si tërheqje nga procedura e përzgjedhjes dhe zgjedhjes sipas Konkursit Publik numër 3/2025 për punësimin e 6 ( gjashtë) personave në Ministrinë e Mbrojtjes.


Me respekt,
Ministria e Mbrojtjes

Accessibility Menu