Më 2 shtator 2025, në Qendrën e Trajnimit “Dr. Xhozef Kruzel” u realizua moduli i dytë i “Trajnimit për Zyrtarët Udhëheqës në Ministrinë e Mbrojtjes – ‘Reformat në Sektorin Publik dhe Detyrat e Zyrtarëve Shtetërorë’, me qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për menaxhimin e suksesshëm të sfidave dhe nevojave të reformave në sektorin publik dhe atë të mbrojtjes.
Sekretarja shtetërore në Ministri, Elizabeta Çupovska Ristova, theksoi rëndësinë e këtij lloji trajnimesh për zhvillimin e kapaciteteve institucionale. Ajo nënvizoi përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj zhvillimit profesional të vazhdueshëm të të punësuarve dhe tha se përmirësimi dhe investimi në potencialin njerëzor përbëjnë bazën për modernizimin dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes.
Trajnimi u organizua nga Sektori për Arsim dhe Trajnim në Drejtorinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Arsimin dhe Trajnimin, në bashkëpunim me ekspertë nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Norvegjisë.
Pjesëmarrësit në seminar, përmes shkëmbimit të përvojave dhe studimeve të rasteve, patën mundësinë të njihen dhe të fitojnë njohuri dhe aftësi shtesë të lidhura me detyrat e zyrtarëve shtetërorë dhe harmonizimin mes tyre.