Në përputhje me nenin 166-g të Ligjit për Mbrojtjen (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 42/01, 05/03, 8/06, 110/08, 51/11, 151/11, 185/11, 215/15 dhe 42/20), Ministria e Mbrojtjes e ka për detyrë të përgatisë dhe të dorëzojë një raport tremujor, i cili publikohet në faqen e internetit të Ministrisë.
Sektori i inspektimit ju njofton se gjatë periudhës tremujore janar–mars 2026, ka kryer gjithsej 4 (katër) inspektime: 3 (tri) inspektime të planifikuara në përputhje me Programin vjetor të inspektimit për vitin 2026 dhe 1 (një) inspektim të paplanifikuar.
Janë kryer inspektime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të rregulloreve që lidhen me mbrojtjen pranë subjekteve të mëposhtme:
1. Në muajin shkurt:
- Akademia Ushtarake "Gjeneral Mihaillo Apostollski" – Shkup;
- Qendra për zhvillimin e doktrinave, rregulloreve, udhëzimeve dhe mësimeve të nxjerra.
2. Në mars:
- Drejtoria për shërbime të sportit dhe rekreacionit pranë Ministrisë së Mbrojtjes;
- Batalioni i 3-të i Këmbësorisë.