Në Qendrën e Trajnimit „Dr. Xhosef Kruzel“, në periudhën nga 28 deri më 30 prill 2026, u realizua „Trajnimi bazë për mbrojtje dhe shpëtim“ për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë.
Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me rreziqet dhe masat mbrojtëse nga zjarret, si dhe me mënyrën e përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve për shuarjen e tyre.
Gjatë pjesës teorike dhe praktike të trajnimit, e cila u realizua nga përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe instruktorë nga Qendra Ushtarako-Mjekësore, përveç elementeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen, parandalimin dhe veprimin në rast zjarri, u trajtuan edhe tema që lidhen me shpëtimin e personave të rrezikuar dhe të bllokuar në rrënoja të cekëta, si dhe ofrimin e ndihmës së parë mjekësore dhe evakuimin.
Ky trajnim realizohet në bazë të Planit për zbatimin e masave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet e tjera në Ministrinë e Mbrojtjes.