EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fuqizimi i bashkëpunimit mbrojtës me Holandën, u nënshkrua Plani për Bashkëpunim Bilateral në Mbrojtje

Fuqizimi i bashkëpunimit mbrojtës me Holandën, u nënshkrua Plani për Bashkëpunim Bilateral në Mbrojtje

Marrëdhëniet mbrojtëse maqedono-holandeze janë në një trajektore pozitive, dhe prova për këtë është Plani i sapo-nënshkruar për Bashkëpunim Bilateral, i cili parashikon realizimin e aktiviteteve në shumë fusha si stërvitje dhe trajnime të përbashkëta në poligonin ushtarak “Krivolak”, mbështetje dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ushtarake, iniciativa të përbashkët për konferencë mbi Rezolutën 1325 – Gra, Paqe dhe Siguri, dhe të tjera.

Në takimin e fundit midis drejtorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes, Krste Malinkovski, dhe atasheu holandez të mbrojtjes, nënkolonel Jurgen Fleishman, kur u nënshkrua Plani i përmendur, u theksua angazhimi i dy vendeve aleate për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit mbrojtës, i cili regjistron një trend në rritje vazhdimisht. Malinkovski theksoi se një shembull i përkushtimit të Mbretërisë së Holandës është edhe emërimi i një atasheu të mbrojtjes rezident në vendin tonë.

Bashkëpunimi maqedono-holandez në mbrojtje daton që nga viti 1997, kur u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit.

Accessibility Menu