Ministri Vllado Misajllovski sot në Ministrinë e Mbrojtjes u takua me ambasadorin e ri evropian Sh.T. Mihalis Rokas.
Misajllovski dhe ambasadori evropian Rokas biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së, si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE.
Misajllovski i uroi suksese në mision diplomatik dhe falënderoi Bashkimin Evropian për pakon e fundit të ndihmës prej 13 milionë eurosh, e cila do të financohet në kuadër të Fondit Evropian të Paqes dhe do të kontribuojë në forcimin e aftësive dhe kapaciteteve të Armatës.
Lidhur me pjesëmarrjen tonë në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Unionit dhe në grupet luftarake të Unionit, ministri theksoi se me mbështetjen e BE-së, janë forcuar kapacitetet e shtetit dhe kontributi jonë për paqen dhe sigurinë globale.